Nuk janë temperatura, ethet apo kolla/ Ja dy simptomat e hershme që tregojnë se mund të jeni infektuar me COVID-19

Ndërsa pandemia e koronavirusit pushtoi botën, të shumta kanë qenë kërkimet se cilat janë shenjat e para të virusit në mënyrë që të parandalonim rëndimin e gjendjes shëndetësore, nëse ishim infektuar.

Advertisements

Ndërsa gjithë këto muaj është folur për ethe, temperaturë, kollë e thatë, probleme në frymëmarrje dhe shumë të tjera, duhet thënë se COVID nuk njeh këto si simptoma të para.

Mediat e huaja raportojnë se simptomat e para të COVID-19 janë dhimbje kokë, qoftë e lehtë apo më e fortë si dhe lodhje fizike.

Advertisements

Nga vëzhgimet e rasteve të infeksionit në botë është vënë re se dhimbja e kokës ishte simptomë e parë tek 82% e të infektuarve, ndërsa lodhja tek 72%, bëhet fjalë për të gjitha grup moshat.

Vetëm 9% e të rriturve pozitivë COVID të moshës 18 – 65 vjeç nuk kanë përjetuar dhimbje koke ose lodhje.

Por në aplikacionin COVID Symptom Study vetëm 1% e njerëzve që raportuan lodhje dhe/ ose dhimbje koke u testuan pozitiv. Pra, dhimbja e kokës dhe lodhja zakonisht gjenden tek njerëzit që kanë COVID (krahas simptomave të tjera).

40% e të gjitha grupmoshave raportuan se kishin ethe në shtatë ditët e para, dhe/ ose humbje të nuhatjes dhe/ ose kollitje të vazhdueshme janë ende simptomat kryesore, të cilat duhet t’i keni parasysh

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudiuesit italianë ZBULOJNË “trupa ujorë” në planetin Mars
Artikulli tjetër“Ishte dashuri me shikim të parë?” Xhensila Myrtezaj flet për njohjen me Besin