Është pezulluar nga detyra Artan Shkëmbi, i cili mbante postin e drejtorit në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kr iminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Artan Shkëmbi ishte kreu i task forcës “Forca e Ligjit”.
Advertisements
Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Velit.
Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!