Infektohet me COVID shefja e Epidemiologjisë së ISHP, Silva Bino

Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë së Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) është prekur nga COVID 19.

Advertisements

Mësohet se Bino është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë prej ditës së premte.

Shefja e Epidemiologjisë prej disa ditësh është me temperaturë teksa kolegët po përpiqen ta mbajnë gjendjen e saj shëndetësore të stabilizuar.

Advertisements

COVID 19 e ka treguar se nuk pyet as për moshën dhe as për statusin e personit që prek.

Urojmë që Bino ta kalojë sa më lehtë prekjen nga COVID dhe të rikthehet në krye të detyrës me profesionalizimin që e ka karakterizuar gjatë gjithë këtyre muajve, nga fillimi i pandemisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU largua nga Top Channel, zbulohet televizioni i ri ku do ta shohim Xhemi Shehun(FOTO)
Artikulli tjetër“Termet” në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu shkarkon nga detyra kreun e Operacionit Forca e Ligjit