Në datat 10, 11, 13, 14 tetor, do të ketë pushim për klubet pasi janë data të lira të FIFA-s dhe UEFA-s për ekipet kombëtare. E teksa në Shqipëri bojkoti vijon prej tri javësh dhe nuk janë zhvilluar 3 javët e para të Superiores, me gjasë, plani është që në rast se nuk do të ketë akord me qeverinë brenda disa ditësh, futbolli i bie që të mos luhet deri të paktën 15 tetori, gjë e cila do ta shtynte për më shumë sesa një muaj që nga 12 shtatori, data e caktuar për nisjen e Superiores.
Advertisements
Kategoria Superiore
Kjo do ta shtynte së tepërmi nisjen e futbollit për këtë edicion dhe njëherësh, pakëson edhe datat në dispozicion të garave për të organizuar kalendarin e ndeshjeve. Një nga planet është që këtë vit, sezoni të jetë sipas modelit anglez. Shtrëngimi i përfundimit të sezonit brenda muajit maj shtrëngon FSHFnë që të organizojë ndeshje edhe në periudhën e pushimeve në fund të dhjetorit. Kësisoj, siç ndodh zakonisht në Angli që luhet edhe për festat e fundvitit, Krishtlindje apo festat e ndërrimit të viteve, të bëhet këtë edicion edhe në vendin tonë.
Advertisements
Në të kundërt, një nga planet më ekstreme të këtij sezoni është edhe braktisja e futbollit dhe kampionatit, duke marrë parasysh edhe masat shtrënguese të UEFA-s, vetëm e vetëm që të arrihet miratimi nga qeveria i kërkesave për katër ligjet.
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!