Infektohet me Covid-19 moderatorja shqiptare, Arjola: Prej ditësh jam mbyllur në dhomë, kam temperaturë dhe nuk lëviz dot…jini mirënjohës për çdo frymëmarrje

Shehu ka bërë me dije këtë lajm të keq, teksa shkruan se është prej ditësh me temperaturë. Ajo tregon se edhe ditëlindjen, këtë vit, po e feston në dhomë, e mbyllur dhe pa mundësi për të dalë asgjëkundi.

Advertisements

TIRANË– Moderatorja shqiptare Arjola Shehu është infektuar me Covid-19. Përmes një statusi në Instastory, Shehu ka bërë me dije këtë lajm të keq, teksa shkruan se është prej ditësh me temperaturë. Ajo tregon se edhe ditëlindjen, këtë vit, po e feston në dhomë, e mbyllur dhe pa mundësi për të dalë asgjëkundi.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri! Mezi pres të kthehem pranë jush!”- shkruan Arjola.

Advertisements

Mënyrën apo vendin se ku është infektuar, moderatorja nuk e ka bërë me dije.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi për hapjen e ambienteve të mbyllura u mbajt katër ditë peng, Komiteti i Ekspertëve e thuri udhëzuesin më datë 23 shtator, publik u bë vetëm sot
Artikulli tjetërZgjedhjet në Shqipëri, Imzot George Frendo apel të fortë: Duam politikanë të pastër dhe të matur, të kthejnë sytë nga të varfrit