Në fjalën e tij, kryesocialisti gjithashtu shtoi se Berisha nuk kishte më çfarë t’i jepte Shqipërisë ndaj do të ishte më mirë që të shijonte kohën me nipërit dhe mbesat e tij.
Advertisements
VLORË– “Iku nga Durrësi se mori vesh se do të shkojë Basha,”-tha ish-kryeministri Sali Berisha. Deklaratës së paraardhësit të tij, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi duke u shprehur se prej kohësh nuk e dëgjon më çfarë thotë. Në fjalën e tij, kryesocialisti gjithashtu shtoi se Berisha nuk kishte më çfarë t’i jepte Shqipërisë ndaj do të ishte më mirë që të shijonte kohën me nipërit dhe mbesat e tij.
“Ka akoma shumë gjëra për të bërë. Nuk është objektiv në hava, sepse do ta arrijmë, në dekadën e ardhshme Vlora të ketë mijëra turistë. Iku nga Durrësi, se do shkojë Basha? Unë kam kohë që nuk e di çfarë thotë paraardhësi im, për moshën që ka duhet lënë në vetminë e tij. I gëzoftë nipat e mbesat. Shqipërisë nuk ka çfarë iu jep më. Unë personalisht nuk e di çfarë ka thënë, dhe as më interson. Është një person që duhet injoruar plotësisht,”-tha Rama.
Advertisements
Deklarata u bë pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Vlorë me socialistët. Dje ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi Ramën se kishte takuar numrin dy të bandës së Durrësit, Indrit Dokle për ta ndihmuar për zgjedhjet e 25 prillit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!