Një grua është gjetur e pajetë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Advertisements
Policia ka gjetur brenda shtëpisë së saj dhe fëmijën, 10 vjeçari ka qenë i nxirë në trup pasi dyshohet se kishte 24 orë pa ngrënë, qëkur nëna kishte ndërruar jetë. Fëmija ka qenë me aftësi të kufizuara, dhe është dërguar menjëherë në spital, në Pediatri, dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gruaja ka pasur nënshtetësi maqedonase, ndërsa pak muaj më parë asaj i kishte ndërruar jetë dhe bashkëshorti.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!