Ernest Gjoka: Ja çfarë më tha Murinjo në fundin e ndeshjes

24 shtatori i vitit 2020 do të jetë një moment i paharrueshëm për trajnerin Ernest Gjoka. Tekniku kryeqytetas kishte si kundërshtar një nga trajnerët më të mirë në botë, Zhoze Murinjon, në përballjen e sotme mes Shkëndijës dhe Totenhemit. Në prononcimin për “Supersport”, pas kësaj përballje historike Gjoka u shpreh:

Advertisements

“Zhoze Murinjo më tha në fundin e ndeshjes që ishte sfidë shumë e bukur dhe bravo skuadrës”, zbuloi trajneri Ernest Gjoka në lidhje me takimin me “Special One”.

“E kisha thënë edhe më herët se pavarësisht rezultatit, ne do të dalim të fituar nga kjo ndeshje. Unë fitova atë që doja në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Zhoze Murinjon, është si një arritje për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij. Sa i përket Shkëndijës, sot për skuadrën fillon një tjetër epokë.

Advertisements

Të luash në nivele të tilla kaq të larta, do të thotë që duke filluar nga ndeshja e radhës në kampionat, të tregojmë superioritetin tonë dhe të kthehemi në Europë edhe më të fuqishëm një vit më vonë. Është një motivim ekstra, por mbi të gjitha një ndërgjegjësim për forcën dhe atë që mund të arrijmë.”, tha ndër të tjera trajneri shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Situata është shumë shqetësuese”/ Valë e re e Covid në Evropë, SHBA arrin në mbi 7 milionë të infektuar
Artikulli tjetërPemë të shkulura dhe përmbytje, moti i keq ben namin në Shkodër