“Turp të keni”/ Ish-deputeti i LSI i kthehet qeverisë: Bëjani rrogën mjekëve sa Gjermania që të mos largohen

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo akuzon qeverinë se po tallet me mjekët. Teksa kujton deklaratën e ministres së Shëndetësisë, e cila tha se kërkesat e mjekëve kërkojnë ekspertizë ndërkombëtare, Tavo i kërkon qeverisë që ti rrisë rroga e mjekëve si në Gjermani, në mënyrë që mos të largohen nga Shqipëria.

Advertisements

Në facebook, Tavo shkruan se mjekët u lanë në front të parë pa mbrojtje, pa mjetet minimale: pa maska, pa doreza, pa tamponë.

Postimi i Tavos në Facebook

Advertisements

Kërkesat tuaja kanë nevojë për ekspertizë ndërkombëtare u thotë qeveria bluzave të bardha që deri dje i quante bluzat e zeza.

Ekspertizë ndërkombëtare? Për çfarë? Për rrogat? Bëjani sa Gjermania që të mos largohen. E madje edhe ata që janë larguar të kthehen.

Ndryshoni ligjin që miratuat për t’i futur në burg. Sigurojuni kushtet dhe mjetet e punës.

E bëni dot?

Bëjeni çfarë prisni.

Pse talleni me heronjtë tanë?

I quajtët bluzat e zeza e tani të bardha pasi patë që pa ata nuk mund ta përballonit këtë situatë.

E sërish i braktisët.

I latë në front të parë pa mbrojtje, pa mjetet minimale: pa maska, pa doreza, pa tamponë. Rrezikuat jetën e tyre. E tani talleni me ekspertizën ndërkombëtare.

Turp të keni!

Nuk jeni as mjek e as profesionistë. Nuk e keni kuptuar ende rëndësinë e bluzave të bardha. Nuk e keni kuptuar se ata janë heronjtë ndërsa ju vargonjtë, klounët dhe sharlatanët e shoqërisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlet pronari i çerdhes në Durrës: Kam shkarkuar gjithë personelin, vajza nuk është dhu nuar, vec e kane …
Artikulli tjetërI dashuri ka ditëlindjen, Genta Ismajli i bën dhurata luksoze(FOTO)