“Yuri Kim ishte me 13 bodyguard”, ekspertët e gudiave zbulojnë destinacionin shqiptar që e la pa fjalë ambasadoren e SHBA-së

Pandemia e koronavirusit i bëri shqiptarët që këtë vit të mos shkojnë me pushime jashtë, por të njohin pikat turistike më të veçanta që ne kemi.

Advertisements

Duke folur për vendet më të preferuara turistike në Shqipëri, ekspertët e guidave, Ergys Vladi dhe Bujar Bardhi folën edhe për eksperiencat që ata kanë pasur më ambasadorët e huaj që rrinë në Shqipëri.

“Fundjavat janë shumë mirë, po ditët e javës nuk ka turistë. Po të shohësh Krujën pa asnjë turistë edhe ‘97 nuk ka qenë kështu.

Advertisements

Jashtë Tiranës destinacionet që kanë pasur më shumë kërkesa përveç lumit të Shalës ka qenë Thethi, pjesa e Tamarës, Lëpushës. Në jug janë drejt Jalës, Dhërmi. Zakonisht nuk shkojnë me agjenci shkojnë vetë në jug”, tha Bardhi.

“Turistët e huaj kur vijnë edhe flenë, dalin, më pas pushojnë. Shqiptarët kur vijnë kalojnë një ditë dhe kthehen në shtëpi. Nuk kanë kohë për më shumë për të eksploruar pazarin.

Vetëm në Tiranë janë 133 destinacione për tu vizituar, janë 33 fshatra rrotull dhe ka liqene, lumenj, kala.

Gjithashtu kam bërë guida me ambasadorë të huaj, një me katër ambasadorë dhe një me dy. Ambasadorja Yuri Kim ishte me 13 bodygaurdët e saj. Ajo ishte e mahnitur nga Thethi”, u shpreh Vladi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në Kamëz/ 51-vjeçari qëll on me ar më në drejtim të një personi
Artikulli tjetërMessi shpe rthen ndaj klubin për Suarezin: S’meritoje të të largonin ashtu, por tani nuk më surprizon asgjë