Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin e Donika Prelës, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Kr imeve të Rënda. Mësohet se në seancën e sotme nuk ishte e pranishme Prela dhe as avokati i saj.
Advertisements
Procesi:
Në seancën e fundit që u zhvillua në KPA, më datën 18 shtator, Donika Prela nuk u paraqit për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua avokati i saj.
Advertisements
Ndërkohë, në seancat e tjera të zhvilluara në KPA, komisioneri Florian Ballhysa ka kërkuar shkarkimin e prokurores Donika Prela, me pretendimin se ajo nuk e justifikon blerjen e një apartament banimi në Durrës dhe nuk ka asnjë burim të ligjshëm për një llogari bankare.
Ndërsa, Prela ka kërkuar largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama nga shqyrtimi i vendimit të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi sipas saj ka konflikt interesi. Konkretisht me Ramën, ish-drejtuesja e Prokurorisë për Kr ime të Rënda sqaroi se konflikti qëndron në faktin se i ka hetuar mbesën, Izabela Demiraj, të cilës u shpreh se i ka zbuluar diplomën false. Ndërsa përsa i përket Mulajt, Donika tha se po hetonte vëllezërit e gjyëtares.
Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera nga KPK-ja, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë. Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!