Nuk justifikoi dot apartamentin në Durrës dhe një llogari bankare/ Sot KPA jep vendimin për Donika Prelën

Ditën e sotme, në orën 10:00 Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të japë vendimin për Donika Prelën, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Advertisements

Në seancën e fundit që u zhvillua në KPA, më datën 18 shtator, Donika Prela nuk u paraqit për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua avokati i saj.

Ndërkohë, në seancat e tjera të zhvilluara në KPA, komisioneri Florian Ballhysa ka kërkuar shkarkimin e prokurores Donika Prela, me pretendimin se ajo nuk e justifikon blerjen e një apartament banimi në Durrës dhe nuk ka asnjë burim të ligjshëm për një llogari bankare.

Advertisements

Ndërsa, Prela ka kërkuar largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama nga shqyrtimi i vendimit të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi sipas saj ka konflikt interesi. Konkretisht me Ramën, ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda sqaroi se konflikti qëndron në faktin se i ka hetuar mbesën, Izabela Demiraj, të cilës u shpreh se i ka zbuluar diplomën false. Ndërsa përsa i përket Mulajt, Donika tha se po hetonte vëllezërit e gjyëtares.

Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera nga KPK-ja, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë. Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA do kemi përmb ytje? Meteorologu lajmëron rrebeshe shiu, ja deri kur do vazhdojne
Artikulli tjetërDëb ohet për 10 vite nga Zvicra, shqiptari shpë rthen në lot: Kam borxhe, do më vr asin