Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.
Advertisements
Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokraike, në nivel qendor apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe I NËNSHTROHEN KONSULTIMIT ME ANËTARËSINË, është si më poshtë:
Dega Kukës, Qarku Kukës:
Advertisements
1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. BASHKIM SHEHU
4. IBRAHIM BRUKA
5. SAHIT PRIZRENI
6. VJOLLCA VATA
Dega Tropojë, Qarku Kukës:
1. BESNIK DUSHAJ
2. FERIDE RRAHMANI
3. ISUF ÇELA
4. LUSH SUSAJ
5. MIMOZA HAJDARMATAJ
6. XHEM NEZAJ
Dega Has, Qarku Kukës:
1. AVENIR PEKA
2. DEMUSH KASTRATI
3. ELEZ MACI
4. ISMET JAKU
5. ZENEL KASTRATI
Në ktë listë bie në sy mungesa e emrit të Flamur Nokës, një nga më të rëndësishmit në këtë qark por burimet bëjnë me dije se Noka do delegohet si drejtues qarku në Elbasan. Ndërkaq në listë është ish-drejtori i Pronave Avenir Peka, nnjëherazi vëllai i gazetarit Çim Peka.
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!