“Këto kambana nuk dëgjohen”- Presidenti Meta kundër ndërtimit të HEC-ve mbi lumin Vjosa

Ndërsa në Lumin Vjosa janë planifikuar të ndërtohen një sërë hidrocentralesh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehu kundërshtinë e tij për këto ndërtime që do të shkatërronin një ndër lumenjtë e paktë të egër në Evropë.

Advertisements

Presidenti theksoi se ky lum ka vlera të jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se mbi 80 HEC-e janë vendosur në zona të mbrojtura dhe projekte të tjera pritet të vendosen.

“Lumi Vjosa është një pasuri natyrore për vendin. Ndërtimi i HEC-eve në shkallë të gjerë dhe hapësirat jo miqësore dhe armiqësore në zonat e gjelbra, s’mund të jetë në rrugë e blertë për zhvillimin e vendit. Shkencëtarët këmbëngulin se HEC-et shkaktojnë dëme në sipërfaqet e ujërave, deri në ashpërsimin e klimës deri në ngrohjen globale.

Advertisements

Shqetësim bën dhe cilësia e hartimit të raporteve për ndikimin në mjedis të HEC-eve. Ato shpesh përgatiten në tavolinë në mënyrë të shpejtë dhe shpesh miratohen ato që do qeveria dhe koncesionari. Këto ditë jam vënë në dijeni për një letër të hapur nga komuniteti europian për një shqetësim për HEC-et.

Çuditërisht këto kambana nuk dëgjohen. Shteti shqiptar duhet të ruajë vlerat e natyrës dhe të shëndetit të njeriut. Do të mbështesja ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen e saj Park Kombëtar. Çdo qëndrim kokëfortë s’do i shërbente të ardhmes së vendit dhe rrugës drejt BE-së. Çdo shqiptar duhet të shkojë në lumin Valbonë, që është për të vënë duart në kokë me atë çka është bërë.”, tha Meta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë tjetër qytet i Shqipërisë lëkundet nga tërmeti, ja sa ishte magnituda
Artikulli tjetërArre stohet në Morinë 35-vjeçari i kërkuar nga Interpoli(Detaje)