Besim Boçi, shefi i ORL në spitalin Francez në QSUT është dërguar me urgjnecë në Turqi, për shkak se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar.
Advertisements
Boçi është i infektuar me Covid-19, dhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, është dërguar me avion spitalor në Turqi, për mjekim më të specializuar.
Më herët, personazhe të njohur të politikës dhe biznesit janë dërguar në Turqi apo shtetet e tjera për mjekim më të specializuar, për shkak se në Shqipëri mungon një aparaturë e quajtur ECMO. Newsbomb.al mëson se është pikërisht mungesa e ECMO, e cila fut oksigjen drejtpërdrejt në gj ak dhe heq dioksidin e karbonit, që i ndihmon pacientët me Covid-19 të stabilizohen.
Advertisements
Kjo pajisje është më e specializuar se respiratorët dhe trajtimi me të kushton 45 mijë paund. ECMO është një pajisje që siguron mbështetje jetësore duke futur oksigjen në gj ak dhe heq dioksidin e karbonit. Ajo zëvendëson funksionet e zemrës dhe të mushkërive derisa ato të kthehen në normalitet. /Newsbomb.al.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!