11 tërmete në 24 orët e fundit, më i forti në Elbasan(Detaje)

11 tërmete janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku më i forti ishte ai me magnitudë 4.5 i shkallës rihter në Elbasan.

Advertisements

termet-1Sipas IGJEUM, këto lëkundje janë regjistruar në orën 23:25 minuta të datës 23 shtator me epiqendër 6 km larg nga Cerriku.

Më pas po në Cërrik dhe Belsh janë ndjerë sërish lëkundje që variojnë me magnitudë nga 2.5 dhe 3.2.

Advertisements

Tërmeti i fundit është regjistruar në orën 05:18 të mëngjesit të sotëm me epiqendër 6 km nga Belshi dhe me një thellësi 9 km.

Lëkundje të tjera janë regjistruar edhe në Durrës.

1 vit më parë, më 26 nëntor 2019, Shqipëria u go dit nga një tërmet me magnitudë 6.4. Tërmeti i 26 nëntorit preku kryësisht Durrësin dhe Thumanën, ku humbën jetën 51 persona.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kështu deklaronte Kina në javët e para të Covid-19”, mjeku Dasho nxjerr zbuluar MSH dhe hedh akuzat e forta
Artikulli tjetërI infektuar me Covid, shefi i ORL te spitali Francez dërgohet me urgjencë në Turqi