Pas kritikës që i bëri ndjekësja, Arbana Osmani nuk duron më

Ditën e sotme, Arbana Osmani ka publikuar një foto nga sheshxhirmet e filmit të Eduartit, duke e shoqëruar me një përshkrim në anglisht.

Advertisements

Por duket se kjo ka revoltuar fansat që kanë shpër thyer në komente, duke “kërkuar” llogari se përse ajo shkruan në anglisht dhe jo në shqip.

“Vendi i sotëm i xhirimeve është i rrallë. Një shtëpi e rrallë tradicionale shqiptare e paprekur nga epoka moderne vetëm sepse nuk ka rrugë që mund të shkosh me makinë! I uroj fat të gjithë ekipit, veçanërisht atij teknik që do të mbajë mijëra kg pajisje vetëm sepse regjizori donte këtë shtëpi të veçantë,”- ka shkruar Arbana.

Advertisements

Megjithatë, moderatorja nuk ka ngurruar të përgjigjet e të sqarojë se nuk është faji i saj pse ata nuk dinë anglisht dhe se një pjesë e stafit të filmit dhe e ndjekësve të saj, janë të huaj.

Megjithatë, duhet ta pranojmë që shumica prej nesh zgjedh të shkruajë “captions” në anglisht, si një ndër tendencat më të mëdha kur bëhet fjalë për përshkrimin e fotove apo videove

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo ju i shikoni këto fytyra? Fotot që po ‘çmendin’ rrjetin…
Artikulli tjetër“Dëgjo këtu ti p*derast m*ti”, plas tek Komisioni i Integrimit, telefonata që hyri LIVE në momentin e gabuar, kush ishte deputeti që u ndje në “faj”: Po pse, ç’bëra unë?