“Shkon nga fryn era”, gazetari ‘thumbon’ Brisida Shehajn dhe merr në mbrojte Rudina Hajdarin

Gazetari i Radio France në Paris, Genc Burimi i ka dalë në mbështetje deputetes Rudina Hajdari, e cila u përfshi në një debat mbrëmjen e djeshme me ish-drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj për reformën zgjedhore.

Advertisements

“Dua të bëj një parantezë. Dua të duartrokas zonjën Hajdari. Nuk e njoh. Jam shumë i impresionuar. Përjetova një çast patetik televiziv, një gjueti shtrigash. Zonja Hajdari mbrojini deri në fund idetë tuaja. Bravo ju qoftë! Mos dëgjoni as Brisin, askënd në botë. Kemi një shprehje në frengjisht: “Nuk hidhet bebja me ujin e bebes”. Deri në fund shkojini idesë. Mos u impresiononi nga Brisi që shkon nga fryn era. Një herë te PS, një herë te LSI. Ju jeni një deputete, nuk mund të pranoni nga znj.Brisi këto manovra”, tha Burimi.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi ish-drejtoresha e Tatimeve në kohën e PS, deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme do jetë kandidate e LSI për deputete.

Advertisements

Shehaj iu kundërpërgjigj gazetarit Genc Burimi. “Për të sqaruar qëndrimin e LSI. LSI ka bërë propozimin për hapjen 100% të listave që në vitin 2017. Unë, si njeri i lirë i këtij vendi, ditën që u bën ndryshimet kushtetuese, që u bënë publike, jam shprehur në rrjetet e mia sociale”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRikthehen lëkundjet sizmike/ Tërmeti g odet Durrësin, epiqendra në detin Adriatik
Artikulli tjetërAte ntat në Greqi, qëll ohet me ar më 21-vjeçari shqiptar(Detaje)