Sot zhvillojnë telekonferencën, media turke zbulon për çfarë do t’i ankohet Erdogan, kancelares Merkel

Portali i pavarur i lajmeve Ahval Neës, i cili mbulon lajmet nga Turqia, pretendon se Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në telekonferencën që do të zhvillojë sot me Kancelaren Gjermane, Angela Merkel do të ankohet për një kryq gjigant, që është vendosur në anën Greke të vijës kufitare.

Advertisements

Por duket se ky kryq ka ngjallur pakënaqësi tek Presidenti turk.

Kryqi prej metali i lartë 15 metra, i cili u ngrit fundjavën e kaluar në Nea Vyssa, Evros, në zonën e kufirit greko-turk, ka shkaktuar pakënaqësinë e udhëheqësit turk, i cili, sipas portalit të lajmeve fyen ndjeshmërinë fetare të myslimanëve turq.

Advertisements

“Ahval” thotë se “vendosja e kryqit kishte për qëllim të provokonte ndjenjën fetare të myslimanëve në rajon, në lindje të kufirit” dhe se presidenti turk do t’i shprehte irritimin e tij zonjës Merkel në telekonferencën e sotme, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel mbi marrëdhëniet Euro-Turke.

Sipas shkrimit të gazetës, thuhet se gjatë ceremonisë së shenjtërimit të kryqit, priftërinjtë ortodoksë grekë me sa duket thanë: “Sa herë që turqit ta shohin, ata do të na kujtojnë”.

Por mediat greke që transmetuan lajmin mohuan që komente të tilla ishin bërë ndonjëherë nga priftërinjtë.

Kryqi i madh dhe imponues nga 14 Shtatori u ngrit në oborrin e manastirit të Agia Skepi – Agia Paraskevi në Nea Vyssa të Evros.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe tuta blu dhe kanotiere gjumi, dalin pamjet e arre stimit të Rizan Aliut, i riu që ma sakroi Besnk Çelmetën me th ikë, u kap natën në plazh
Artikulli tjetërPl agoset me th ikë 16 vjeçari në Sukth, dërgohet me urgjencë në spital