Të tjera raste mësuesish e nxënësish të infektuar që në nisje të javës së dytë të shkollës.
Advertisements
Prekja nga koronavirusi e një nxënëseje të vitit të tretë në shkollën “Siri Shapllo” të Gjirokastrës ka alarmuar shkollën duke bërë që të pezullohet mësimi i asaj klase dhe tamponimin e personave të kontaktit në shkollë, 20 nxënës dhe shtatë mësues që kanë dhënë mësim përgjatë javës që shkoi.
Vetëm gjatë ditës që shkoi, qyteti i vogël regjistroi gjithsej pesë raste, midis të cilave edhe maturantja. Katër të tjerët janë punonjës të fasonerisë, e cila pak ditë më parë u bë vatër e përhapjes së virusit. Në radhët e nxënësve, po dje është raportuar edhe një nxënës, por informacionet mbi shkollën ku mësonte janë të pakta.
Advertisements
Zyrat vendore arsimore dhe Instituti i Shëndetit Publik tregohen hermetikë në këtë aspekt. Në alert për shkak të koronavirusit janë vënë një ditë më parë edhe dy shkolla të Beratit ku rezultojnë me COVID tetë mësues. Bëhet fjalë për “Ajet Xhindolen” dhe Shkollën e Mesme të Bashkuar të fshatit Mrakull. Përgjatë javës që shkoi, vatrat e COVID në shkolla kanë qenë të kufizuara.
Përveç Tiranës problematike që numëron 26 mësues të karantinuar, mësues të infektuar ka pasur edhe në qytete të vogla si Kolonja, Fieri, Gramshi, Delvina e Bulqiza. Në këtë të fundit, pas tamponëve të kryer, numri i mësuesve të prekur në shkollën “Shefqet Tançi” në Lagjen e Re të Bulqizës ka shkuar në pesë, duke e bërë situatën në këtë institucion alarmante. Po ashtu, mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit.
Vlen të theksohet se që kur u zbuluan rastet e para e deri më tani, mësimi në këtë shkollë, ashtu si në të gjithë vendin, ka vijuar pa ndërprerje. Sakaq, gjendja e mësuesve mësohet të jetë e qëndrueshme. Rinisja e mësimit shkollor në arsimin parauniversitar është një thikë me dy presa që mund të ndikojë në përhapjen e mëtejshme të virusit, në ato raste kur nuk zbatohen me rigorozitet protokollet e shëndetësisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!