Qytetarja Kostandina Komini, nga Kombinati shtëpia e së cilës ka pësuar dëme të konsiderueshme material thotë se tashmë pas pothuajse një viti, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje se çdo të bëhet me të.
Advertisements
Në diskutimin me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, Koimi thotë se si ajo edhe shumë banorë të tjerë të pallatit janë ende të paqartë për fatin e tyre.
Ajo thekson se nuk dëshiron të shpërngulet diku tjetër me shtëpi, por të marrë një përgjigje të saktë nga shteti dhe të strehohet sipas projekteve të reja që do të planifikohen për zonën.
Advertisements
Kostandina Konini: Jam Kostandina Konini, banoj në rrugën Fabrika e Qelqit. Kjo qe shikoni juve është shtëpia që prishi tërmeti. Kjo është kuzhina, dhoma më është prishur nuk e di se si qysh tek.
Ina Zhupa: Si ju kanë thënë? Çfarë do bëhet me shtëpinë tuaj?
Kostandina Konini: Na kanë thënë që me DS4 kemi dokumenta, me DS4 na kanë thënë që do vijë Instituti Ndërtimit. Në fakt ata erdhën 30 metra lart, drejtori Hysen a ça e ka, që nga ajo floktorja që është aty e deri këtu nuk begenisi njeri tjetër.
Ina Zhupa: Ju jeni kategoria DS4?
Kostandina Konini: Po, po i kam dokumentat këtu në çantë.
Ina Zhupa: Dhe ju kanë thënë? Çfarë ju kanë thënë?
Qytetarja: Na kanë thënë që do prishet, asnjë gjë konkrete nuk kemi. Llafe poshtë e lartë, dëgjojmë shumë gjëra. Se na thonë jo do ju çojmë andej, jo do të ju çojmë këtej. Sot është data 1 ishalla marrim ndonjë përgjigje konkrete që të bëjmë dhe ato kartat, të vij këtu ku jam unë. Kjo është shtëpia ime, asgjëkundi tjetër nuk shkoj. Këtu ku jam! Kjo është imja dhe këtu do vi! Mezi e kam marrë këtë shtëpi edhe prandaj dua të vi këtu. Le të bëjnë çfarë të duan le ta bëjnë, le ta çelë ai, ç’të duan, në mes të Kombinatit apo në fund të Kombinatit. Unë dua këtu! Unë kam njëzet vjet që rri dhe këtu do të jetoj, asgjëkundi tjetër!”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!