Kthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampet në Siri, Lleshaj vizitë në Liban

Shteti shqiptar i kërkon ndihmë qeverisë së Libanit për çështjen e fëmijëve që kanë mbetur në zonat e luftës në Siri.

Advertisements

Pas protestave të familjarëve dhe shoqërisë civile që kërkuan kthimin e të vegjëlve të mbetur në zonat e luftës, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, sipas medieve libaneze. ka shkuar vetë për të takuar këtë të hënë homologun e tij, Mohammad Fahmi.

Ndonëse nga ministria e brendshme në Tiranë nuk konfirmohet vizita, sipas medieve të huaja, Lleshaj është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Advertisements

Gjatë diskutimeve mes dy ministrave, sipas agjencisë së lajmeve libaneze, fokus i diskutimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në njoftimin e tyre mediat përmendin edhe solidaritetin e Shqipërisë pas shpërthimit të 4 gushtit në portin e Bejrutit.

Të dhëna të tjera priten të zbardhen nga takimi dypalësh, nëse do të ketë ndonjë hap konkret nga Libani për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampet e Sirisë.

Aktualisht në zonat e luftës janë rreth 50 fëmijë që kanë mbetur të izoluar. Ata janë larguar së bashku me familjarët e tyre që janë nisur për të luftuar, por pas humbjes së prindërve, shumë prej tyre kanë mbetur vetëm.

Kosova ka riatdhesuar më shumë se 100 persona që ndodheshin në zonat e luftës, ndërsa Shqipëria, ende nuk e ka ndërmarrë nismën për riatdhesimin e tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk vishem ekstravagante, nuk dal në klube”- Almeda Abazi tregon sa xheloz është Tolgahan
Artikulli tjetërVranësira dhe rrëbeshe shiu, mësoni si do jetë moti sot dhe në ditët në vazhdim