Në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar 13 raste pozitive për Covid-19 ndërsa, totali i rasteve aktive në qark ishte 287.
ELBASAN– Prokuroria e Elbasanit është prekur nga COVID-19. Raportohet se një punonjëse dhe një oficer i policisë gjyqësore janë karantinuar në shtëpi pasi dyshohet se janë infektuar me virus.
Advertisements
Dy punonjëse të tjera po ashtu dyshohen se janë infektuar e gjithashtu presin përgjigjen e tamponit.
Në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar 13 raste pozitive për Covid-19 ndërsa, totali i rasteve aktive në qark ishte 287.Në total, numri i të infektuarve në vend është 12,385 nga 79, 730 testime të bëra në total. Ndërsa, 6,940 persona e kanë fituar betejën me sëmundjen që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!