Nga Boldnews.al
Advertisements
Kryeministri Edi Rama është në një vizitë dy ditore në Gjermani, por iku me shumë pretendime dhe pritet të kthehet i refuzuar nga të gjithë personalitetet gjermane. Rama u nis me idenë për të “lobuar” që Shqipëria të marrë një po për hapjen e negciatave.
Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, e cila e ka të sigurt ftesën pozitive për hapjen e negciatave me BE-në, vendi ynë rrezikon seriozisht që të veçohet, pikërisht për shkak të problemeve madhore në keqqeverisje, korrupsionin, krimin e organizuar, mungesës së institucioneve të drejtësisë dhe kapjes së pushteteve.
Advertisements
Rama ndodhet në Gjermani për të tentuar që përfaqësues të Bundestagut Gjerman nga CDU-CSU të votojnë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por kryeministrin tonë nuk e ka pritur askush me repotacion. Siç mësoi DË nga qarqet parlamentare pranë CDU/CSU, në takim nuk merrte pjesë as kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann Wadephul, dhe as kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum. Në këtë menyrë Ramës i ka shijuar vetëm darka me Taulant Ballën i cili e shoqëron.
Ajo që dhemb ëedhe më shumë është injorimi i plotë që i ka bërë kancelarja gjermane kreut të qeverisë shqiptare. Një ditë para se të shkonte në Gjermani, mediat pranë Ramës dolën me “lajme pompoze” se në Berlin kryeministri ynë do të pritej nga Angela Merkel. Tashmë mësohet se ajo jo vetëm nuk e ka përfshirë fare në axhendën e saj, por edhe një telefonatë e Ramës me Merkel ende nuk është e sigurt.
Vendi ynë rrezikon seriozisht të marrë refuzimin e radhës, për të tretin vit rresht, por më e rëndë është se nëse ky refuzim do vijë sërish, do na veçojnë nga Maqedonia e Veriut dhe padyshim që Rama nuk do e ketë problem, por është një dëm i madh që pëson Shqipëria, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga integrimi drejt BE-së.
Kjo situatë nuk ka lidhje aspak me axhendën e ngjeshur të Merkel, por duket se në arenën ndërkombëtare Rama po merr gjithnjë e më shumë refuzim dhe prej të paktën tre vitesh ai nuk regjistron asnjë takim të përbashkët si i ftuar nga drejtues të qeverive në Evropë.
Të vetmet “takime serioze” në këto katër vite Rama i ka bërë në rezidencat e presidentit tur Rexhep Taip Erdogan. Gjithsesi Rama vërtetë nuk ka zhvilluar takime me personalitete të huaja jashtë vendit, por ka bërë “udhëtime” nga Tirana në Tepelenë, ku ka takuar Tërmetin e Tepelenës, Lelin e Vlorës, Gjushin e Durrësit, Turin e Krujës, Tonin e Shijakut dhe “personalitete” të tjera të Rilindjes. Megjithatë Rama pas takimeve me “kokat e Rilindjes” mund ti rezervojë vetes biseda të gjata me Knut Fleckenstein, i cili është vartës i Gramoz Ruçit që nga marsi i këtij viti…! Boldnews
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!