Një artikull i disa ditëve më parë i gazetës greke “Dimokratia”, që fyente publikisht në gjuhën turke presidentin turk, Erdogan, ku shkruante “Fuck you Erdogan” ka ‘tërbur’ Turqinë.
Advertisements
Mediat greke shkruajnë se Presidenti turk ka paraqitur një ankesë penale kundër drejtuesve kryesorë të “Dimokratia”. Ministria e jashtme e Turqisë kishte dënoi publikisht këtë artikut të greqisë, ndërsa ‘ankesat’ ia paraqiti ambasadorit grek.
“Në emër të qeverisë turke, unë dënoj me fjalët më të forta botimin e fyerjeve drejtuar Presidentit tone, në faqen e parë të një gazete ekstreme të djathtë”, shkroi Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit në presidencën Turke, në një letër drejtuar Zëdhënësit të qeverisë greke, Stelios Petsas.
Advertisements
Altun i kërkoi Greqisë të vinte para drejtësisë ata që ishin përgjegjës për veprimin “e turpshëm”.
Ministria Greke e Punëve të Jashtme u përgjigj se përdorimi i gjuhës ofenduese është i dënuar, por shtoi se liria e Shtypit është plotësisht e mbrojtur në Greqi.
Më poshtë është njoftimi i plotë :
“Liria e shprehjes dhe liria e Shtypit janë plotësisht të mbrojtura në Greqi.
Ky fakt nuk e mohon detyrimin për të mos i fyer personalitetin ndonjë individi, veçanërisht të një udhëheqësi të huaj.
Përdorimi i gjuhës ofenduese është në kundërshtim me kulturën politike të vendit tonë dhe mund të dën ohet”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!