Silvana Bushati, e cila u rikthye në vëmendjen e publikut shqiptar pasi Kujtim Gjuzi e bëri zv/Presidente të partisë së tij i ka dhënë duart ‘konservatorit’.
Advertisements
Në një intervistë për emisionin “Kafsho’, në OraNews, Bushati tha se tani aspiratat e saj janë në Partinë Demokratike.
Ajo u shpreh se do të kandidojë për deputete pasi për kryebashkiake ‘zor se i lë vend Erion Veliaj’. “Kryebashkiake dhe të dua s’të lë vend lali Eri, por deputete besoj se po”, shtoi ajo.
Advertisements
Përsa i përket marrëdhënies me Kujtim Gjuzin, Bushati se ata vetëm sa përshëndeten në rrugë. Silvana Bushati është njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në ‘Kafazin e Artë’.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!