Enca poston foto me paterica dhe tregon aksidentin që e përballoi si “kampione”

Prej disa ditësh, Enca nuk ka qenë aktive në rrjete sociale.

Advertisements

Ajo thjesht njoftoi ndjekësit se do t’u rrëfente diçka, por i duhej edhe pak kohë.

Kështu, ditën e djeshme këngëtarja bukuroshe tregoi se kishte bërë aksident dhe si rezultat kishte thyer këmbën.

Advertisements

Përpos kësaj, ajo i ishte nënshtruar edhe një operacioni.

Nëpërmjet disa fotove të postuara në Instagram, Enca tregon se si po e kalon periudhën pas aksidentit.

“Jeta na sjell të papritura dhe sfida që as nuk i kishim çuar nëpër mend! Çfarë mund të bëjmë ne, është t’i përballojmë si Kampiona. 1 thyerje këmbe dhe 1 operacion më vonë, ja ku jam si KingEnca. Mirënjohëse dhe e bekuar për jetën time, dhe me suportin tuaj emocional, e di që çdo gjë do kalojë më lehtshëm ”- shkruan ajo, duke dhënë një shembull dhe një mesazh frymëzues për të gjithë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRikthehen radhët në Kapshticë, 50 qytetarë bllokohen për shkak të formularit për koronavirusin
Artikulli tjetër6 raste të reja me koronavirus në Pogradec, mes tyre edhe një nxënës, ja si u zbuluan