Fisnik Syla, një nga personat që shoqëronte Fjolla Morinën, kur kjo e fundit u arr estua me a rmë në pikën kufitare të Morinës, është një emër mjaft i njohur në një qytet të Belgjikës.
Advertisements
Ai është djali i Agim Sylës, një shqiptaro-kosovar që ka emigraur në Belgjikë, kur Fisniku ishte vetëm një fëmijë. Tashmë, Agimi, bashkë me dy djemtë e tij, menaxhojnë dhe kanë në pronësi pesë hotele në Sint-Niklaas të Belgjikës, T Goe Gevoel, Hôtel De Ville, De Gouden Arend, La vita è bella dhe snack bar Pic Nic.
Bashkë me familjen, Fisniku ka edhe organizatën jofitimprurëse “Ardhmëria” në Nieuëstraat, e cila është një nga disa shoqatat në Flanders që janë angazhuar për fatin e kosovarëve shqiptarë në Belgjikë.
Advertisements
Vetëm 29 vjeç, Syla është edhe Presidenti i klubit të futbollit KF Gerda.
Në një intervistë, një vit më parë, ai tregonte se si i ishte futur edhe politikës, duke u kandiduar në zgjedhje komunale nga CD&V. ndër të tjera Besniku shprehej se e konsideron veten 100% belg.
“Unë jam nga Kosova, jam kosovar shqiptar. Unë isha tetë vjeç kur arritëm në Belgjikë me familjen tonë menjëherë pas luftës. Ne jemi njëqind për qind belg. Tani jam i martuar dhe kam dy fëmijë. Kjo është e ardhmja jonë. Ne gjithashtu duam t’i japim diçka përsëri Belgjikës dhe Sint-Niklaas. Ne jemi me rreth 1.500 shqiptarë dhe kosovarë në Sint-Niklaas. Ne bëjmë gjithçka së bashku, si familje, me babanë tim Agimin, vëllanë tim Fatosin, nënën time dhe me gruan time natyrisht,”- shprehej Syla.
Ai tashmë është në b urg, pasi u vu në pr anga me Fjolla Morinën dy ditë më parë. Bashkë me ta u arr estua edhe Fitim Muji, i cili është shoferi i këngëtares. Pritet që të tre të dalin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!