Gjermania regjistroi sot numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me COVID-19 që prej prillit, me 2 297 infektime të reja, sipas institutit epidemiologjik, Robert Koch.
Advertisements
“Bëhet fjalë për rritjen ditore më të lartë të rasteve me COVID-19 të deklaruara që prej 24 prillit”, sipas institutit.
Në total, rreth 270 070 persona janë testuar pozitivë në Gjermani që prej fillimit të epidemisë që ka shkaktuar 9 384 të vdekur, gjashtë në 24 orët e fundit.
Advertisements
Rhenanie e Westphalisë Veriore rajoni më i populluar i Gjermanisë dhe Bavaria janë dy landet më të prekura nga pandemia me nga 65 000 raste secila të regjistruara zyrtarisht.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!