Edhe pse kanë kaluar shtatë muaj pa punë, duke qenë se të gjitha klubet e natës janë mbyllur për shkak të pandemisë, Morina nuk i ka kursyer vetes veshje te shtrenjta, pushime luksoze dhe shëtitjet me limuzinë.
TIRANË– Fjolla Morina, këngëtarja që u vu sot në pranga rezulton se bën një jetë mjaft luksoze. Edhe pse kanë kaluar shtatë muaj pa punë, duke qenë se të gjitha klubet e natës janë mbyllur për shkak të pandemisë, Morina nuk i ka kursyer vetes veshje te shtrenjta, pushime luksoze dhe shëtitjet me limuzinë.
Advertisements
Madje, vetëm pak ditë më parë, më katër shtator, Fjolla Morina lançoi edhe klipin e saj më të ri, me titullin “Kape”. Po të shikoni videon, investimi duket mjat i qartë.
Por, kulmin e luksit të jetës së këngëtares, e arrin “Audi Q7” dhe vila që na prezantoi vetëm pak ditë më parë. “Shtëpia e re,”- shkruante Morin teksa pozonte në derën e vilës, ku dukej mjaft e lumtur për këtë investim.
Advertisements
Dhe me të drejtë, kush nuk do t’i gëzohej një prone të tillë! Më pas, me anë të disa videove të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja na njohu me bishën luksoze “Audi Q7”, brenda të cilës u arrestua dhe sot. Kjo makinë ishte edhe dhuratë nga i dashuri i saj, që ka mbetur mister për publikun shqiptar.
Për burimin e të ardhurave të Fjolla Morinës, kemi marrë të mirëqenë se kanë qenë pagat e koncerteve dhe sukseis që ka pasur deri më tani në muzikë. Por, edhe pas shtatë muaj pas asnjë koncert, fakti që Morina vijon të ‘krimbet në para’ na fut në dyshime…kapja me ar më zj arri, na i shton akoma më tepër.
Kush e financon Fjolla Morinën? A fshihet i dashuri i saj pas këtij luksi dhe kush është ai?
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!