Iliaz Laskaj është “sulltani” shqiptar nga Peshkopia, i cili duket se ka krijuar “haremin” e tij. Kjo që do të rrëfejmë më poshtë është historia e pazakontë e të riut dhe dy grave të tij. Në vitin 2001 ai u martua me gruan e tij të parë Anifën e 4 vite më pas u martua me gruan e dytë Manushaqen. Baba i 7-fëmijëve, ai është në pritje të të 8-it. Ky vendim i tij, erdhi pasi gruaja e para nuk po bënte dot fëmijë, kështu që ai vendosi të merrte gruan e dytë. “Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër“,- shprehet Iliazi për mediat.
Advertisements
INTERVISTA
Anife si e prite vendimin e Iliazit?
Advertisements
Kur më tha që do marr nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë.
Manushaqe si ishte dita e parë nuse në këtë shtëpi. Çfarë mendove kur more vesh që Iliazi e kishte një grua në shtëpi?
Unë jam ndjerë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën.
Si ndani punët bashkë?
Deri më tani nuk i ndajmë punët, kush ka fuqi i bën.
Iliaz kë do më shumë nga dy gratë?
Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim.
Si i ndan?
Me radhë. 5 ditë njëra, 5 ditë tjera.
Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë?
Po ndodh pasi ka raste sëmuret ndonjëra.
A bëhen xheloze?
Po të ishin bërë xheloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.
Selishta, ky fshat i largët 6 muaj të vitit është i bllokuar nga bora. Të ardhurat e familjes ai i siguron nga bimët medicinal që ndodhen në mal. Jeta për 11 anëtarët e kësaj familje është vështirë. Vajza më e madhe e shtëpisë Blerina, veten e shikonte gjithmonë si mësuese, raporton TCH. Sot ajo duhet të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme, por gjendje ekonomike e ndërpreu ëndrrën e saj në mes. Në emër të familjes 13-vjeçarja kërkon ndihmë. “Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë.”,-ka deklaruar ajo para kamerave.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!