Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, 57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.
SHQIPËRI– 358 viktima, 4889 të infektuar, 4980aktivë dhe 6888 persona të shëruar, ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Eugena Tominshefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik u gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se 5 persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19. Një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 358. Janë kryer në 24 orët e fundit 836 testime dhe janë konfirmuar 153 raste.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements