Stuhitë në Jupiter, pamje nga teleskopi “Hubble”

Sa herë që teleskopi hapësinor Hubble fikson një imazh të planetit më të madh në sistemin tonë diellor, Jupiteri duket i ndryshëm.

Advertisements

Këtë herë, Hubble ka sjellë imazhet e rralla të stuhive në planet. Gjiganti i gaztë ka një atmosferë që është në lëvizje të vazhdueshme. Ngjyrat dalluese të tij krijohen nga atmosfera e planetit që dominohet nga hidrogjeni dhe heliumi.
Atmosfera e trazuar e Jupiterit dhe stuhitë, shihen qartë në imazhet e reja të Hubble. Re të zgjatura dhe të dredhuara shtyhen nga erëra që kanë forcën e uraganëve.

Rrufetë madje mund të shihen të ndriçojnë brenda stuhive në planet dhe forca e tyre i bën rrufetë në tokë të duken jashtëzakonisht të dobëta. Çdo vit, Hubble mundet të fiksojë portrete të detajuara të Jupiterit, kur Toka i afrohet atij më shumë, dhe kjo ndodh kur Jupiteri është në anën tjetër të Tokës me në mes Diellin. Ky është një afrim i ngushtë në terma astronomike, por rreth gjysmë miliardi milje i ndajnë planetët gjatë këtij eventi që ndodh në gusht.
Imazhet e reja të Hubble janë marrë më 25 gusht dhe tregojnë jupiterin në një distancë prej më shumë se 400 milionë milje larg Tokës.

Advertisements

Detaji që Hubble mund të fiksojë edhe në një distancë të tillë, vepron si një raport moti për Jupiterin. Europa, Hëna e Akullt e Jupiterit, po ashtu shfaqet në anën e majtë të imazhit. Shkencëtarët mendojnë se europa ka një oqean të lëngshëm nën kreshtën e akullt të saj. Dhe ai ëhstë një nga botët ujore në sistemin tonë diellor që mund të jetë edhe i përshtatshëm për ndonjë formë jete. Evropa do të jetë mes Hënave që do të eksplorohen nga një mision i agjencisë hapsinore evropiane që do të nisë në 2022.

[Left] This latest visible-light image of Jupiter was taken by the Hubble Space Telescope on 25 August 2020 and was captured when the planet was 653 million kilometres from Earth. Hubble’s sharp view is giving researchers an updated weather report on the monster planet’s turbulent atmosphere, including a remarkable new storm brewing, and a cousin of the Great Red Spot changing colour — again. The new image also features Jupiter’s icy moon Europa. [Right] This multiwavelength observation in ultraviolet/visible/near-infrared light of Jupiter was obtained by the Hubble Space Telescope on 25 August 2020 and is giving researchers an entirely new view of the giant planet. Hubble’s near-infrared imaging, combined with ultraviolet views, provides a unique panchromatic look that offers insights into the altitude and distribution of the planet’s haze and particles. This complements Hubble’s visible-light pictures that show the ever-changing cloud patterns.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKosovë/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë me Covid-19, 63 raste të reja infektimi
Artikulli tjetërAbu zimi nga roja i shkollës/ Prokuroria përfundon hetimin për ngjarjen e rëndë me abu zimin e 14-vjeçares