Ditën e sotme dha dorëheqjen nga detyra sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca.
Advertisements
Nuk dihen ende arsyet e këtij largimi teksa menjëherë u gjet edhe zëvendësuesja, shkruan newsbomb.al.
Bëhet fjalë për Elena Picin, një vajzë e re simpatike dhe e panjohur për publikun në fakt.
Advertisements
Ose së paku për ‘publikun’ politik sepse Elena e ka një publik si showgirl.
Sekretarja e Përgjithshme e MB, njihet si figurante videoklipesh. Ajo ka qenë ‘personazhi kryesor’ i Alban Skenderajt në klipin ‘Mirëmëngjes’ në rolin e një kamariereje që shërben kafen dhe josh një të ri i cili bie në dashuri me të.
Nejse, se për pak dolëm nga fabula…
Elena as më pak e as më shumë sot zëvendësoi Plarent Ndrecën, i cili nga ana tjetër ka një karrierë të konsiderueshme në funksione drejtuese.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!