Dorëheqja e Plarent Ndrecajt nga Ministria e Brendshme, kush është bukuroshja që do i besohet posti i rëndësishëm

Përplasje të ashpra duket se kanë përfshirë kupolën më të lartë drejtuese në Ministrinë e Brendshme.

Advertisements

Burime bëjnë me dije për Fax news se sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen, e cila mbahej prej ditësh peng e pafirmosur nga ana e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Mësohet se për momentin funksioni i Ndrecajt po kryhet nga Elena Pici, edhe pse kjo është një lëvizje që ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar dhe nuk ka një shkresë të bërë publike. Pici edhe pse në një moshë shumë të re, ka mbajtur më herët postin e koordinatores në kryeministri.

Advertisements

Përplasjet mes Ndrecajt dhe Lleshajt kanë nisur për disa tendera që janë lëvruar në këtë institucion, e veçanërisht pas atij për kapelet e punonjësve të policisë, ku vetëm një e tillë kushtonte 350 euro.

Kujtojmë se mëngjesin e të premtes dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, me pretendimin e arsyeve personale. Burimet thanë për Faxweb.al se dorëheqja e tij lidhet me faktin se brenda ditësh ai do të dilte përpara Komisionin të Jashtëm të Vlerësimit për tiu nënshtruar procesit të Vetingut.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRritja e rasteve me koronavirus, ky shtet rikthen izolimin
Artikulli tjetër“Jeta ime mori tjetër kuptim falë teje”, Jonida Vokshi uron të voglën me fjalët me te ëmbla