Can Yaman është një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar, jo vetëm për fizikun e tij që shumë vajza e adhurojnë, por edhe për shkak se është me origjinë shqiptare.
Advertisements
Së fundmi, aktori i ka kthyer një koment në Instagram moderatores së njohur dhe shumë simpatike, Eva Muratit.
Ajo i ka komentuar me dy emoji në videon e tij të fundit, ku Jan shfaqet duke luajtur në serialin e ri turk. Can ia ktheu po ashtu me dy emoji, të cilat mund të përkthehen si “Faleminderit, yll!”.
Advertisements
Këto komente po qarkullojnë së fundmi në rrjet dhe fansat kanë nisur nga aludimet.
Nuk dimë të themi nëse Eva dhe Can njihen personalisht, por aktori nuk e ndjek atë në Instagram.
Aktualisht, ylli i telenovelave turke po vazhdon me sukses karrierën e tij, teksa po luan në një ndër serialet më të ndjekur në Turqi, që titullohet “Bay Yanlis”, krah aktores Ozge Gurel.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!