Tensionet mes Kinës dhe SHBA-së/ Ja çfarë po ndodh mes dy superfuqive

Kina thotë se po kryen stërvitje ushtarake pranë ngushticës së Tajvanit për të “mbrojtur sovranitetin e saj”.

Advertisements

Veprimet e Kinës po ndodhin pavarësisht se një zyrtar i lartë i SHBA-së po viziton Tajvanin. Stërvitjet që përfshijnë edhe të shtëna me zjarr, vijnë në mes të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Uashingtonit.

SHBA-ja ka lëvizur në drejtim të një mbështetjeje më të madhe për Tajvanin. Kina e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur.

Advertisements

Keith Krach është zyrtari i nivelit më të lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së që viziton ishullin në dekada, raporton BBC.

Të premten, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes të Kinës, Ren Guoqiang, akuzoi SHBA-në dhe Tajvanin për “përshpejtimin e bashkëpunimit, duke shkaktuar shpesh shqetësime”, megjithëse ai nuk bëri asnjë referencë për vizitën.

Ai u tha gazetarëve se “përdorimi i Tajvanit për të kontrolluar Kinën” mbetet vetëm një dëshirë.

Uashingtoni tha se Krach, i cili është nënsekretar amerikan i çështjeve ekonomike, po vizitonte Tajvanin për të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor për presidentin e ndjerë Lee Teng-hui.

Më vonë të premten ai është planifikuar të takojë presidentin e Taivanit, Tsai Ing-wen.

Megjithëse SHBA-ja nuk ka një marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin i vitit 1979 e lejon atë të shesë a rmë në ishull dhe e angazhon për “marrëdhënie të ngushta”.

Vizita vjen në një kohë që marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë rënë në pikën e tyre më të ulët ndër vite.

Të dy kombet janë përfshirë në një luftë tregtare që nga viti 2018, pastaj u përleshën për pandeminë e koronavirusit dhe shkëmbyen akuza për spiunazh.

Marrëdhëniet e tensionuara kanë ndikuar gjithashtu në fusha të tjera, duke përfshirë një goditje që SHBA-ja ka ndërmarrë ndaj firmave të teknologjisë kineze heqjen e vizave për studentët kinezë.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje vendeve aleate të kundërshtojnë aspiratat “hegjemoniste” të Partisë Komuniste të Kinës, shkruan REL.

“Bota e lirë duhet të triumfojë mbi këtë tirani të re”, ka thënë Pompeo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇ’janë këta bastardë?!”, Spartak Ngjela kap detajin juridik në çështjen ‘e nxehtë’ të detit me Greqinë dhe i ben thirrjen urgjente Ramës
Artikulli tjetërLigji për presidentin/ Ilir Meta kër cënon mazhorancën: Le të vijnë të më shkarkojnë, të shohim kush…