Ndërprerje energjie, reshje të mëdha shiu, rënie të pemëve/ Cikloni ‘Cassilda’ mbyll transportin detar në Greqi, ja pasojat e para

Tashmë cikloni ‘Cassilda’ ka hyrë në territoret Greke

Advertisements

Mirëpo ky ciklon ka sjellë dhe vështirësi në shtetin fqinj. Themi këtë pasi Linjat Kyllini- Zakynthos dhe Kyllini-Kefalonia janë mbyllur, për shkak të erërave të forta që fryjnë sot në shumë zona të Greqisë perëndimore.

Linja e trageteve Rio-Antirrio është gjithashtu e mbyllur duke shkaktuar probleme në të gjithë transportin bregdetar.

Advertisements

Ndërprerja e energjisë dhe rënia e pemëve është po ashtu një tjetër pasojë që ky ciklon ka sjellë në shtetin fqinj.

Zonat “e kuqe” mbrëmjen e djeshme ishin Etoloakarnania , Ilia , Achaia , Arcadia , Messinia , Kefalonia , Zakynthos dhe Ithaca . Moti i keq gjithashtu shkaktoi dëme të konsiderueshme në Kefalonia, kryesisht për shkak të rënies së pemëve .

Erërat e forta dhe reshjet e mëdha të shiut në intervale janë karakteristikat kryesore të valës së motit të keq që prek kryesisht zonat bregdetare të Ilias.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ekonomia shqiptare nën efektin e pandemisë”/ Guvernatori Gent Sejko flet per rimëkëmbjen, ja kur pritet
Artikulli tjetër“9 mëkate”/ Kujtim Gjuzi publikon rezultatin e lojës: E kam vendin në parajsë(FOTO)