“Ekonomia shqiptare nën efektin e pandemisë”/ Guvernatori Gent Sejko flet per rimëkëmbjen, ja kur pritet

“Ekonomia shqiptare ka qenë nën efektin e fortë të pandemisë gjatë gjysmës së parë të vitit, e cila ka dhënë ndikimin e saj në konsum, në investime, në punësim dhe në borxhin publik”. Kështu është shprehur Guverantori i Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një takimi online që zhvilloi me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.

Advertisements

sejkoMegjithatë, sipas Guverantorit pandemia e gjeti sektorin financiar dhe atë bankar të mirëkapitalizuar e likuid, dhe këto parametra kanë vijuar të ruhen të shëndetshëm.

“Relaksimi i masave të distancimit social gjatë fundit të tremujorit të dytë, si dhe stabiliteti monetar dhe financiar i vendit, kanë krijuar premisa që efekti i pandemisë në ekonomi të vijë progresivisht drejt reduktimit, duke u shoqëruar me një rimëkëmbje graduale të aktivitetit ekonomik në periudhën në vijim”, tha Guverantori Sejko.

Advertisements

Sipas tij, ekonomia shqiptare pritet të rimëkmbet në vitin 2021. Në përgjigje të kësaj krize, Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë ka rritur stimulin monetar, nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit dhe rritjes së injektimeve të likuiditetit, duke synuar uljen e kostove të financimit dhe rritjen e masës monetare në ekonomi.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se qëndrimi i politikës monetare ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke ofruar stimujt e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022. Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë do të mbetet e angazhuar njëkohësisht edhe në forcimin e mëtejshëm të sistemit financiar, në bashkëpunim dhe me agjencitë e tjera relevante rregullatore, si dhe në përafrimin e mëtejshëm të kuadrit tonë mbikëqyrës e rregullator me standardet e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe parimet e Komitetit të Bazelit. Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare në afatin e shkurtër mbetet sfiduese, si pasojë e efekteve negative nga tërmeti i vitit të kaluar, si dhe atyre të pandemisë globale COVID-19. Megjithatë, ekonomia shqiptare pritet të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021”, tha Sejko.

Sejko tha se Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dakordësuan se stimuli i koordinuar fiskal, monetar dhe financiar, ka qenë dhe mbetet një element vendimtar në zbutjen e pasojave negative të krizës. Panorama

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Rama iku, mori më shumë se sa dha”, Hajdari tregon çfarë do të ndodhë në 2021-shin
Artikulli tjetërNdërprerje energjie, reshje të mëdha shiu, rënie të pemëve/ Cikloni ‘Cassilda’ mbyll transportin detar në Greqi, ja pasojat e para