Vr asja e Bujar Çelës/ RENEA mësyn në Elbasan, bastis shtëpi dhe shoqëron të dy shuar

Ekzekutimi i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, mëngjesin e sotëm në Elbasan ka tron ditur edhe një herë tjetër qytetin. Në orët e mbrëmjes në qytet kanë zbarkuar forcat RENEA që kanë nisur një operacion të sho qërtimit të personave të dyshuar.

Advertisements

Burime nga policia e këtij qyteti kane thanë se 6 persona nga 2 familje, banues në këtë qytet janë shoqëruar në komisariat. Uniformat blu kanë kryer kontrolle dhe kanë ba stisur disa shtëpi, në fshatrat Broshkë, Përparim dhe Mengël.

Identitetet e të shoqëruarve nuk bëhen me dije, por dyshohet se ata kanë lidhje apo dijeni për ekz ekutimin dhe autorët e vr asjes së Çelës. Në hyrje dhe dalje të qytetit janë ngritur postblloqe dhe po kontrollohen automjete të shumta.

Advertisements

Mësohet se forcat e policisë janë vënë në ndjekje të një automjeti që nuk ka ndaluar, por nuk ka detaje të tjera. Bujar Çela u ekz ekutua në orët e para të ditës në një lokal te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Au torët ishin të veshur si policë dhe qëlluan me breshëri mbi 50-vjeçarin që punonte si taksist i palicencuar. Vëllai i tij, Talo Çela është në kërkim për gr abitjen e Rinasit dhe vr asjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Marre nga LAPSI.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Los Blancos”, Hoxha: Karteli ka akoma anëtarë në Shqipëri në kërkim, ka lidhje me rr.ëmbimin e Jan Prengës
Artikulli tjetërPolicia e Beratit në këmbë! Aksion ‘blic’ dhe post-blloqe në qytet, kërkohen në çdo cep të “rrezikshmit”