Marrëveshja për detin, ish-ministri: Rama kërkon palë të tretë se nuk ka ekipin e duhur

Ish-ministri i Jashtëm i PD, Besnik Mustafaj, foli për takimin e kryeministrit Edi Rama në Greqi me homologun grek për bisedimet për detin.

Advertisements

Mustafaj tha se Rama hodhi idenë e ndërmjetësimin e një pale të tretë apo Gjykatës Ndërkombëtare në marrëveshje pasi nuk ka ekipin që duhet.

Mustafaj pajtohet me idenë e Bakoyannis se nuk është nevoja për një ndërhyrje të një pale të tretë duke thënë se ajo nuk është një njeri që flet kot.
“Dora Bakoyannis nuk është një njeri që bën bllof, është një njeri që duhet marrë shumë seriozisht. Kam prirjen të them se ajo nuk flet kot. Rama gënjen me një lehtësi të padurueshme, por nuk e di nëse tani po gënjën.

Advertisements

S’e përjashtojmë dot ndikimin e Turqisë.

Nuk është hera e parë që dy vende shkojnë në Gjykatë Ndërkombëtare për cështje të ndryshme. Por atje shkohet kur dështojnë bisedimet. Në nderin e dy vendeve do ishte arritja e një marrëveshjeje.

Jam i bindur që Rama nuk ka ekipin që i duhet për të negociuar një marrëveshje, ose nuk përballon dot opinionin publik, ose ka ndonjë arsye që ne nuk e dimë,” tha Mustafaj ne News24.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjela: Rama të bëjë kujdes me detin. Ndryshe do akuzohet për tradhti kombëtare
Artikulli tjetërSeldi na prezanton me partneren modele: Ishte dashuri me shikim të parë