Enisi është rikthyer pas një kohe të gjatë në Kosovë.
Advertisements
Enis Bytyqi është artist i dashur për publikun, i cili numëron shumë projekte muzikore dhe fansat që e dëgjojnë nga të gjitha trevat shqiptare, shkruan lajmi.net.
Ai bashkë me gruan e tij, jeton dhe vepron në Gjermani, por kohë pas kohe viziton Kosovën, e kësaj radhe rastisi të udhëtojë pikërisht në periudhë pandemie.
Advertisements
Me këtë rast ai ka ironizuar me masat e Qeverisë ndaj COVID-19 dhe me këtë rast përmendi çështjen e maskave.
“niva qe duna me bajt Mask edhe n‘Kerr kur jom vet🤯🔫😆”, ka shkruar këngëtari, ndërsa mori komente të shumta në këtë postim.
Gjatë muajit korrik, Enisi publikoi projektin muzikor me titull “Gjemba”, me të cilin ka marrë afro dy milionë klikime në kanalin YouTube.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!