Frika nga tërmetet/ 10% e popullsisë në Tiranë jetojnë në banesa me rrezik të lartë

Tirana është qyteti më i madh në Shqipëri, në të cilin banon afërsisht 17% e popullsisë së përgjithshme.

Advertisements

Dy llojet e ndërtesave që rrezikojnë më shumë janë pallatet me beton të armuar dhe ndërtesat me muratuara, të cilat mund të shkaktojnë më shumë fatalitete. Gati 50,000 njerëz, ose rreth 10% e popullsisë banojnë në ndërtesa me rrezik të lartë, analizon Banka.

Ndërsa në Durrës përafërsisht 7,000 njerëz, ose rreth 6% e popullsisë së qytetit, banojnë në lloje të ndërtesave me rrezik të lartë.

Advertisements

Shqipëria ka përjetuar shumë tërmete me ashpërsi të mëdha edhe në të shkuarën. Më vdekjeprurësit ishin një seri tërmetesh në 1851 pranë qyteteve të Vlorës dhe Beratit, duke shkaktuar humbjen e 600 jetëve.

Një tjetër tërmet i madh me magn itudë 6.5 në vitin 1967 shembi rreth 500 shtëpi, lëndoi 170 persona dhe shkaktoi 20 fatalitete. Së fundmi, në vitin 2019, Shqipëria u go dit nga një seri tërmetesh të dëmshme, nga më të fortët dhe më të shumtët vde kjeprurës, prej të cilëve ishte tërmeti me magnitudë 6.4 më 26 nëntor. Kjo ngjarje, që shkaktoi 50 vi ktima dhe mbi 2000 të pl agosur, krijoi 1 miliard euro dëme. Përafërsisht 1,500 ndërtesa u dëmtuan në kryeqytet.

Banka Botërore analizon se një pjesë e madhe pallateve në Shqipëri dhe në të gjitha qytetet e Europës Qendrore, Ballkanit dhe Azinë Qendrore janë të prirura të pësojnë dëme nga tërmetet.

Tërmetet në këto rajone kanë dëmtuar lloje të caktuara të ndërtesave (pallate) pjesërisht ose plotësisht, duke shkaktuar shumë të pastrehe dhe fatalitete.

Dobësia e këtyre objekteve i atribuohet mënyrës së ndërtimit dhe mungesës së mirëmbajtjes, mbikëqyrjes gjatë shumë dekadave. Studimi i fundit i Bankës Botërore analizon rrezikun nga tërmeti për familjet që jetojnë në banesa të ndërtuara para vitit 2000 dhe ofron të dhëna për shtetet në mënyrë që të përmirësojnë sigurinë e tyre. Monitor

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEdi Rama fillon fushatën elektorale në Greqi, emigrantët e nxjerrin zbuluar: Takoi kompaninë që sjell falas votuesit e majtë në Shqipëri
Artikulli tjetërEma Andrean e telefonojnë nga ‘Shefqet Ndroqi’, i komunikojnë se ka dalë pozitive me COVID-19, aktorja: Më morën me numër privat