Komuniteti Shqiptar në Greqi ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në shtetin fqinj, si dhe me shmangien që ky i fundit i bëri emigrantëve duket u takuar vetëm me strukturat e Partisë Socialiste. Përfaqësia e Komunitetit bën me dije se kryeministri Rama në takimin e ditës së sotme nuk u takua me emigrantët shqiptarë por vetëm me militantët partiak, si dhe me stafin e kompanisë Top Lines, e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë.
Advertisements
Reagim i plotë i Komunitetit: Përfaqësia e komunitetit, një organizatë ku aderojnë një përqindje mjaft e lartë shoqatash nga e gjithë Greqia, por edhe një numër i madh aktivistësh të paanëtarësuar në shoqata, ndjen se ka detyrim moral të shpjegojë përse nuk informoi për një takim të komunitetit me kryeministrin shqiptar, në Athinë. Kjo, pasi siç deklarojnë, u informuan disa herë se nuk do të ketë një takim me komunitetin, përveç një aktiviteti të ngushtë me strukturat e Partisë Socialiste në Athinë e Greqi.
Sqarim rreth vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.
Advertisements
Të nderuar bashkatdhetarë, aktivistë, anëtarë të shoqatave që aderojnë në “Komunitetin Shqiptar në Greqi” (ish-FSHSHG).
Bordi drejtues ndoqi me shumë vëmendje vizitën e kryeministrit shqiptar në Greqi, të parën në thuajse 8 vjet qeverisje! Në kuadrin e forumit të “Economist” u hodhën hapa të rëndësishëm, si për integrimin e atdheut tonë në familjen europiane, ashtu dhe për mbajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve fqinje, që për ne janë dy vendet tona.
Ndërkaq, ne u interesuam vazhdimisht për një takim, akoma dhe të shkurtër, me përfaqësues të komunitetit emigrant.
Duke qenë tepër të vetëdijshëm se koha ishte e kufizuar, por edhe përgjegjës për situatën e rrezikshme nga covid-19, do të mjaftoheshim me shumë pak përfaqëues e do të siguroheshim se do të respektoheshin të gjitha masat mbrojtëse.
Të jeni të bindur se ne do informonim të gjithë anëtarët, shoqatat aderuese si dhe aktivistët për një takim të tillë, sapo të konfirmohej, për të vendosur së bashku përfaqësimin.
POR, por, komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.
Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Lines e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë, sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.
Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet.
Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin! Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë.
Së fundi, për të luftuar disinformimin që bëhet në kurrizin tonë ju ftojmë ta shpërndani këtë informacion në lidhje me këtë injorim të hapur dhe shfrytëzim të përsëritur të emrit e kontributit tonë, nga pala e shtetit shqiptar. Përzemërsisht, Kryesia e “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, ish-FSHSHG.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!