Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se nuk pret mrekulli në betejën me Covid-19, as nga përdorimi i p azmës së gj akut dhe as nga va ksina.
Advertisements
I ftuar në emisionin “Arena”, Pipero tha nuk dihet se sa e sigurt dhe efektive do të jetë vaksina, pasi ajo duhet të jetë testuar të paktën 6 muaj para. Ndaj sipas tij, të vetmet “armë” që do kemi në dorë për të luf tuar këtë virus janë maska, distanca dhe higjiena personale.
“Janë marrë vendime në emergjencë e sipër dhe të padokumentuara shkencërisht deri në fund. Edhe nga plazma hiperimune nuk pres ndonjë çudi për shumë arsye. Në fillim pati optimizëm, por me kalimin e kohës është vërtetuar se aty-aty shkon përfitimi. Ndihmon por nuk bën mrekulli. Mbetemi ende në kuadrin e një trajtimi gjithëpërfshirës por gjithësesi ende mbështetës. Nuk pres mrekulli të madhe nga plazma, as nga va ksina.Do të kemi një vak sinë para fundit të vitit ose në fillim të vitit që vjen. Por nuk është problemi të kemi një vaksinë, problemi është e para se të jetë efektive, sa e sigurt është vaksina. Për të provuar sigurinë e një vak sine duhen të paktën 6 muaj pas prodhimit prova klinike. Ndaj në këtë histori e para është maska, së dyti distanca dhe së treti higjiena”, u shpreh Pipero.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!