Dëshmia tron ditese/ Polici te Infektivi pl as bom bën: Pacientët i zgjedhin që kur vinë se kush do shpëtojë, mbahen me ditë në m org(Video)

Redaksia ka zgjedhur që të mos e identifikojë punonjësin e policisë në fjalë, pasi qëllimi i medias padyshim që nuk është që ai të mbetet i papunë, siç ndodh rëndom në institucionet tona, kur fajtori gjendet diku poshtë, e ku titullarët nxirren të larë.

Advertisements

Një dëshmi tron ditëse në kufijtë e të pabesueshmes është siguruar nga redaksia e Fax news dhe Faxweb.al, ku një punonjës i policisë, i cili është i vendosur në gardhin e spitalin Infektiv ka pranuar se shumë prej pacientëve që humbasin jetën mbahen disa ditë në m org.

Duke komunikuar me familjarë të personave të shtruar punonjësi i policisë shprehet se mjekët i seleksionojnë pacientët që në momentin kur iu hapin kartelën e shtrimit. Ka pasur raste sipas tij, që familjarët vijojnë që të sjellin ushqime në spital, edhe pse pacientët mund të kenë ndërruar jetë prej ditësh, dhe lajmi nuk i është bërë i ditur nga ana e mjekëve.

Advertisements

“Për dhjetë minuta fiuu (fishkëllen), unë skam parë që të dalin të gjallë, pse me rrejt, ka pasur raste që i kanë nxjerrë nga 10, ska pasur as vend mor gu ku me i çu. Më mirë le të vd es te shtëpia se e sheh, shpres vd es e fundit por ama…

Kishte katër ditë që dikush sillte ushqime këtu të afërmit e vetë, edhe pse kishte katër ditë që kishte vd ekur në mo rg. Rrezik nuk i kanë treguar fare, që kur të mbush kartelën ai të pyet, kush je, nga je, a ke sëmundje shoqëruese, që atëherë ta heq kryqin ai, thotë do ikësh në krahun tjetër. Të them edhe një gjë tjetër unë, ku ka policë e ku ka ushtarakë, ti nuk zgjidh dot gjë, po pati gardh ti nuk zgjidh dot gjë”, shprehet punonjësi i Policisë.

Më se paku për rastin në fjalë do të duhet që të ketë një reagim nga ana e vetë spitalit, që ka zgjedhur të rrethojë me gardh oborrin, por që duket se përmes kësaj dëshmie vërtetohet shprehja e vjetër ”ku ka zë nuk është pa gjë”. Redaksia e Faxweb dhe Fax News nuk mban përgjegjësi mbi deklarimet e bëra nga punonjësi i rendit, por mbetet për tu bërë një hetim i mëtejshëm mbi rastin. Marrë nga Faxweb.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHëna e Re/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi
Artikulli tjetërFlasin shkencëtarët: Ja kur Covid-19 do të bëhet një virus i zakonshëm sezonal