“Pse Rama po heq orenditë e tij personale nga zyra e kryeministrit”/ Balliu tregon arsyen

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një deklaratë ka thënë se kryeministri Edi Rama është në ditët e tij të fundit, ndaj edhe po largon orenditë e tij personale nga zyra e kryeministrit.

Advertisements

Balliu i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të larguar regjimin e Ramës që ka për qëllim persekutimin e popullit.

“I bëj thirrje të vënë këmbët tek frenat dhe mos persekutojnë qytetaret. Do të marrin përgjegjësi ata që kanë dhunuar banorët e unazës. Na takon ne që njëherë e mirë ti japim fund këtij regjimi që merren me qytetarët ndërkohë që duhet të merreshin me ato shpërthimet që ndodhin në mes të rrugës.

Advertisements

Këta e kanë çuar policinë në funksion të torturës. I bëj thirrje qytetareve që të bashkohemi dhe ta largojmë këtë regjim që ka për mision persekutimin e qytetareve.

Rama është në ditët e fundit dhe kjo është arsyeja pse po largon orenditë e tij personale nga zyra e kryeministrit”, tha Balliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqiptari sul mon me thi kë bashkëkombësin e tij në Greqi, më pas merr makinën dhe(DETAJET E NGJARJES)
Artikulli tjetërE trishte! Pak pasi u intubua, ndërron jetë pacientja me Covid te Infektivi