“Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim historik”/ Flet Presidentja e KiE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca, ka postuar në Twitter, fjalën e presidentes së Këshillit Europian, Ursula Von der Leyen. Ajo ka deklaruar se hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim historik.

Advertisements

Sipas Von der Layen, vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit.

“Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim historik. E ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat, Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”, ka thënë Von der Leyen.

Advertisements

I të njëjtit mendim është edhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTenton të bëjë fushatë, por Rudina Hajdari bën gafën e radhës(FOTO)
Artikulli tjetërPasi i dhanë fund lidhjes, ja çfare i thote Arbenita, Feros