Tenton të bëjë fushatë, por Rudina Hajdari bën gafën e radhës(FOTO)

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari bën sërish gafën e radhës. Teksa bën fushatë me postime në Facebook, del sërish në pah se deputetja e ka probleme me gjuhën shqipe.

Advertisements

Në një postimi në fundit, ku tregon për takimet me qytetarët, pas shpalljes së krijimit të një partie bashkë me Nisma Thurje, ajo shkruan fjalën nismë gabim. Jo vetëm njëherë, por disa herë deputetja shkruan fjalën “nisëm” në postimin e saj. Edhe pse kanë kaluar shumë minuta nga postimi ende deputetja nuk ka bërë asnjë korrigjim.

Postimi i Rudina Hajdarit
Hajdari njihet për gafat e saj. Ajo që bëri më shumë xhiron në rrjet ishte një deklaratat e saj në Kuvend, ku u shpreh: “Ne do të vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”.

Advertisements

Por jo vetëm kaq, pak muaj më vonë në Kuvend, ajo i ngatërroi mbiemrin e Taulant Ballës.

“Zoti Palla, e para njëherë ju nuk keni pse të na jepni leksione se si duhet të jemi ne si opozitë. Sepse s’duhet të marrin shembull nga ju, sepse as ju s’keni qenë opozitë më e mirë se ajo që ka dalë jashtë,”, tha deputetja Hajdari.

Por, këtë herë Hajdari ka treguar se i duhen disa leksione të mira në gjuhën shqipe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama uron Fatos Nanon për ditëlindje dhe zbulon raportin me të
Artikulli tjetër“Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim historik”/ Flet Presidentja e KiE