Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë pasi punonjësi rezultoi i infektuar me COVID

COVID-19 është “futur” edhe në ambasadën shqiptare në Athinë. Mësohet se një punonjës i administratës së kësaj ambasade ka rezultuar i infektuar me COVID-19 dhe menjëherë është mbyllur ky institucion. Punonjësi i infektuar punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Advertisements

Sipas “Top Channel” ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv pas testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij.

Ndërkohë të gjithë punonjësit e tjerë të ambasadës i janë nënshtruar testit të COVID. Po kështu, ditën e sotme do të dezinfektohet gjithë godina e ambasadës.

Advertisements

Për këtë rast burime pranë ambasadës thanë se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët, të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE ardhmja e Marash Kumbullës, në Itali zbulojnë detajet e fundit. Mungon vetëm “OK” i shqiptarit
Artikulli tjetërDarka me Edi Ramën, zyra e kryeministrit grek zbardh çështjet e ‘nxehta’ që u diskutuan